“Po mban një monopol në treg”/ Autoritetet amerikane i shpallin ‘luftë’ Facebook-ut

Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA ka nisur procedurat ligjore në mënyrë që të detyrojë Facebook-un që të shesë dy kompanitë që zotëron, Ëhatsapp dhe Instagram nën akuzën e mbajtjes së një monopoli në treg.

Por, Facebook i ka kundërshtuar këto procedura në një gjykatë amerikane, duke kërkuar mospranimin e kërkesës së autoriteteve që e cilëson si të paragjykuar.
Një proces i ngjashëm u ndërmor në qershor, ku një gjykatë e Uashingtoni rrëzoi kërkesën e autoriteteve duke deklaruar se ato nuk kishin dorëzuar provat e mjaftueshme që të faktonin se Facebook kishte monopolin në tregun e rrjeteve sociale.

Komisioni Federal i Tregtisë e modifikoi kërkesën në bazë të këtij vendimi dhe ka kërkuar sërish detyrimin me vendim gjyqësor të Facebook që të nxjerrë në shitje dy aplikacionet e tjera që zotëron. Sipas këtij komisioni, Facebook zotëron prej vitit 2012 mbi 65 për qind të personave që përdorin mediat sociale dhe kjo e përfshin në rregullat e sjelljes monopol në treg.

Facebook po mbrohet duke thënë se tre rrjetet e tij sociale nuk pengojnë konkurrencën dhe solli si shembull rritjen e shpejtë të TikTok. Komisioni e ka bazuar padinë edhe në faktin që Facebook po shkrin në një server të vetëm komunikimet përmes tre platformave sociale që zotëron. Facebook mbrohet duke deklaruar se shkrirja është miratuar vetë nga ky komision.

Facebook bleu Instagramin në vitin 2012 për 1 miliardë dollarë dhe në 2014 bleu ËhatsApp për 19 miliardë të tjera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *