Aksidenti në aksin Milot-Rrëshen, ndahet nga jeta një nga të lënduarit

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur sot në aksin Milot-Rrëshen, ka humbur jetën një nga të lënduarit Agron Stojani.

Në aksident u përfshinë një mjet tip Renault dhe një mjet tip Ford dhe u lënduan katër persona. Të lënduarit u nisën me urgjencë drejt Tiranës, mirëpo 52 vjeçari Stojani nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra.

Njoftimi i policise:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të informacionit paraprak, ju informojmë se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *