‘Foltorja’ e gjashtë sot në Gjirokastër! Berisha thirrje demokratëve: Merrni pjesë!

Ditën e sotme ish-kryeministri i vendit Sali Berisha do të mbajë foltoren e tij të gjashtë në Gjirokastër dhe me anë të një postimi në rrjete sociale ka ftuar të gjithë demokratët që të jenë të pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër, për t’u bërë pjesë e ‘Foltores’.

Ai ka ndarë një video të shumë viteve më parë kur ishte në një miting në Gjirokastër, aty ku shihet se pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë. Berisha bën të ditur se mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në sallën e Hotel Olimpik.

FTESA E BERISHËS:

Sot ne ora 18:00 ne sallen e Hotel Olimpik ne Gjirokaster mbahet Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur! Ftoj demokratet dhe demokratët e te gjithe qarkut te marrin pjese! Rrofte Gjitokastra! sb

Ky është takimi i gjashtë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *