Nisin sot zyrtarisht aplikimet për Llotarinë Amerikane! Ky është linku i aplikimit…

Aplikimet për llotarinë amerikane hapen zyrtarisht ditën e sotme në orën 12:00. Mundësia për të aplikuar qëndron e hapur për 5 javë, deri më 9 nëntor, duke plotësuar disa rregulla.

Qytetarët duhet të jenë të pajisur me pasaportë dhe jo me kartë identiteti, rregull ky që ka hyrë në fuqi prej dy vitesh. Aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5). Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës’, shkruhet në njoftim.

Të gjitha KUSHTET që janë vendosur nga Almbasada Amerikane janë në likun KËTU

Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas KËTU.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *