Bruno Shemsho është një ndër konkurrentët më të komentuar të Për’puthen. Mirëpo para se të niste eksperiencën në këtë spektakël televiziv, ai dëshironte të merrte pjesë në ‘Love Story’ të moderuar nga Alketa Vejsiu.
Bruno ka nënshkruar një kontratë për t’u bërë pjesë e formatit të dashurisë “Love Story”.
Sipas këtyre zërave ai i është bashkuar “Për’puthen” duke “tradhëtuar” në këtë mënyrë kontratën me Vera Grabockën dhe për këtë aryse thuhet se ajo ka hedhur në gjyq konkurrentin.
Siç dihet, mosrespektimi i një kontrate të tillë të firmosur nga vetë personi, rëndon në penalitete ligjore.
Ende nuk ka një reagim nga ana e konkurrentit, por mbetet të presim.
/Priza.al/