Kryeministri Edi Rama ka mbërritur para disa minutash në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe ajo çfarë ka rënë në sy ishte ‘debati’ me kryeministrin holandez. Në hyrje ai është takuar edhe me homologun holandez Mark Rutte , ku duhet se nuk ‘po merreshin vesh’ se cili do të hynte i pari.
‘Kaloi ti i pari’, ‘jo, jo, ti i pari’, ka qenë ky ‘debati’ mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij holandez Mark Rutte, ndërsa u takuan sot në Samitin e Brdos në Slloveni. Të dy kryeministrat kërkonin t’i lironin rrugën njëri-tjetrit për t’u futur para, në shenjë respekti, por kokëfortësia i çoi ata thuajse edhe njëherë në fillim të rrugës ku u takuan, pasi ecën mbrapa duke mos pranuar asnjëri të kalonte i pari.
Në fund, ai që u ‘dorëzua’ ishte kryeministri holandez, ndërsa momenti u shoqërua me të qeshura.
/Priza.al/