Opinionisti i teorive anti-konspirative Alfred Cako, ka bërë një tjetër paralajmërim të fortë përsa i përket vaksinimit me detyrim dhe periudhës së errët, që pritet në vazhdim.
Teksa është i vetëdijshëm që shumë qytetarë nuk e marrin seriozisht, ai paralajmëron se “do e kujtojnë por do jetë shumë vonë, ndërsa tani qeshin me të”.
Cako, ka deklaruar për mediat se, shqiptarët duhet të blejnë ushqimet bazë, pasi do kthehemi tek llamba me vajguri dhe duhet të hedhin sytë nga makinat me korrent.
“Këta do të nxjerrin ushtrinë që të bëjnë vaksinimin. Iu them shqiptarëve të investojnë në makinat me korent, jo me karburant. Mos gaboni të blini makinë me karburant.
Blini ushqimet bazë, vajin e ullirit, miellin, të keni dru, oxhak, llamba me vajguri. Po rikthehemi në mesjetë. Do ketë depopullim. Të pavaksinuarit do të kenë të njëjtën luftë.
Mua më quajnë të marrë që lexoj konspiracion. Unë jam krenar. Sot po vërtetohet. Vazhdoni flini gjumë, kur t’u nxjerrin ushtrinë për t’u vaksinuar me detyrim, atëherë do e shihni ju. Do jetë vonë kur të kujtoheni. Ju qeshni me mua…!”,- u shpreh Cako.
/Priza.al/