Një video e pazakontë është bërë virale në të gjithë rrjetin ku një fëmije 2-vjeçar i quajtur Matt Wright, kap një gjarpër mbi dy metra të gjatë për ta larguar nga oborri në Australi.
Babai i tij është ndjerë shumë krenar për këtë veprim të të birit pasi e kishte trajnuar atë për një kohë të gjatë se si të vepronte në situata të tilla. Vetë babai i tij Wrangler Outback është marrë për një kohë të gjatë me këtë punë dhe është profesionist në kapjen e gjarpërinjve dhe largimin e tyre nga territori i tij për gjatë 20 viteve të fundit. Gjë të cilën do ia trashëgonte të birit.
Videoja tashmë është parë dhe komentuar nga mijëra njerëz dhe ka marrë 370,000 klikime. Vogëlushi guximtar tashmë është i famshëm për kurajon dhe trimërinë e tij, pasi nuk i trembet syri teksa tërheq ‘përbindëshin’ zvarranik.
/Priza.al/