Ardi Veliu, tashmë ish-drejtori i Policisë së Shtetit është larguar përfundimisht ditën e sotme nga Drejtoria e Policisë për herë të parë pas 4 viteve, jo si një zyrtar i këtij institucioni.
Nga videoja e mëposhtme e publikuar nga Faxëeb, shihet makina tip “Range Rover”, ngjyrë e zezë, teksa largohet nga institucioni i Drejtorisë së Policisë, pas dorëheqjen që dha ditën e djeshme. Veliu ka braktisur zyrën, duke i lënë karrigen Drejtorit të ri të Policisë, Gledis Nanos.
Ditën e djeshme Ardi Veliu dha dorëheqjen. Ndërsa sot Bledi Cuçi bëri me dije se vendine tij do ta zërë Gledis Nano.
/Priza.al/