Shembet muri i magazinës te ‘Casa Italia’, në kërkim për personat e bllokuar

Pas apelit të vazhdueshëm të familjarëve për të gjetur trupat e personave që ndodhen tek magazina te qendra ‘Casa Italia’, mësohet se ka ndërhyrë zjarrfikësja. Muri brenda magazinës te qendra ‘Casa Italia’ është shembur, ndërsa ka mbërritur një ekskavator dhe me bombola oksigjeni, ku për pak do të ndërhyjnë punonjësit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e 33-vjeçarit Arjan Sala.

Zjarri ra dje në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’ në Tiranë. Brenda magazinës ndodhet Arjan Sala, punonjës prej vitesh në qendrën tregtare. Raportohet ndër të tjera se brenda magazinës ndodhet një 17-vjeçar, dhe një punëtor tjetër.

Ende nuk dihet nëse personat janë të gjallë apo të vdekur. Pronari i godinës ka bërë të ditur se mund të shemben muret e godinës nëse do të duhen. Policia ka kërkuar nisjen e hetimeve, ndërsa forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.

I afërmi i Arjan Salës, 33-vjeçarit punonjës i sigurisë në magazinën e qëndrës tregtare, tha se zjarri ka rënë ditën e djeshme në orën 15:30, por se askush nuk ka ndërhyrë deri sa janë lajmëruar nga mediat. Ai tregoi se i ati i 33-vjeçarit i ka rënë telefonit të tij pak minuta pas nisjes së zjarrit, dhe ai e kishte hapur telefonin, por nuk kishte folur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *