Lejoi listën e PD-së me 222 kandidatë, PS ankimon vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor

Zbardhet padia e Partisë Socialiste e dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor kundër vendimit të KAS, që lejoi pak ditë më parë listën e kandidatëve të Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim me 222 emra.

Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji, ka ankimuar këtë vendim të KAS në Kolegjin Zgjedhor, duke e konsideruar atë si të padrejtë. Ky proces tashmë po mban peng edhe fletët e votimit, pasi duhet të pritet një vendim i Kolegjit Zgjedhor në mënyrë që të dalë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Partia Demokratike fitoi betejën e parë ligjore dhe juridike në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo falë votës së ish-ministrit të tyre, Ilirjan Rusmajli, edhe pse demokratët i dogjën mundësinë për të marrë drejtimin e KQZ-së.

foto galeri

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili i shkurtoi listën e kandidatëve për deputetë koalicionit PD-AN. KAS vendosi të pranojë listën me 222 kandidatë për deputetë të koalicionit PD-AN.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *