“Turpi është i yni”, Papa Francesku flet për raportin e pedofilisë

Papa Francesku ka folur sot para gjithë njerëzve lidhur me raportin mbi pedofilinë e Kishës në Francë. Ai ka shprehur trishtimin dhe dhimbjen e tij për gjithçka ka ndodhur dhe ka pranuar se ky është momenti i turpit për ta.

Unë dëshiroj t’u shpreh viktimave trishtimin tim, dhimbjen time për traumat që kanë pësuar dhe gjithashtu turpin tim, turpin tonë për paaftësinë e madhe e Kishës për ta vënë atë në qendër të shqetësimit të saj. Le të lutemi: për ty Zot lavdi, për ne turp, ky është momenti i turpit”, tha Papa në fjalën e tij teksa drejtoi dhe një lutje.

Papa nënvizoi se nga raporti mbi pedofilinë e Kishës Franceze, i paraqitur dje, fatkeqësisht rezultojnë një numër i konsiderueshëm rastesh dhe ka kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Unë inkurajoj peshkopët dhe eprorët fetarë që të vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet në mënyrë që tragjedi të ngjashme të mos ndodhin më. Unë shpreh afërsinë dhe mbështetjen time atërore ndaj priftërinjve të Francës dhe përballimit të kësaj sprove të vështirë. Ftoj katolikët francezë të marrin përgjegjësitë e tyre për të siguruar që Kisha është një shtëpi e sigurt për të gjithë ”, tha Papa.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *