Zgjidhen anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin si dhe të Këshillit për Legjislacionin. Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka lexuar emrat e përzgjedhur sot në seancën plenare, teksa janë 5 nga PS dhe 5 nga PD. Po kështu janë zgjedhur 5 anëtarë zëvendësues.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Lindita Nikolla
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Arben Pëllumbi
Taulant Balla
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Oerd Bylykbashi
Greta Bardeli
Saimir Korreshi
Anëtarë zëvendësues
Xhemal Qefalia
Klevis Xhoxhi
Blerina Gjylameti
Dhurata Tyli Çupi
Dashnor Sula
Këshilli për legjislacionin
Etilda Gjonaj
Ermonela Felaj
Fatmir Xhafaj
Klotilda Bushka
Toni Gogu
Gazment Bardhi
Oerd Bylykbashi
Enkelejd Alibeaj
Greta Bardeli
Alfred Rushaj
Anëtarët zëvendësues
Aurora Mara
Eduart Shalsi
Blendi Klosi
Saimir Korreshi
Dhurata Tyli Çupi
Këshilli për Legjislacionin është organ këshillimor, që vlerëson ose jep mendim për çështje kushtetuese ose ligjore që ngrihen në lidhje me tekstin e projektligjit dhe për çështje të harmonizimit të projektligjit me aktet e tjera ligjore në fuqi ose me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare ku Shqipëria është palë. Këshilli për Legjislacionin përbëhet nga 10 deputetë, të emëruar nga Kryetari i Kuvendi, pasi ka marrë më parë mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare. Këshilli siguron përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës parlamentare. Anëtarët e Këshillit janë me profesion jurist ose të kenë përvojë legjislative. Këshilli për Legjislacionin kryesohet me rotacion çdo 5 muaj nga secili anëtar, duke filluar sipas renditjes alfabetike të mbiemrit, duke ruajtur parimin e kryesimit një herë nga shumica dhe një herë nga pakica parlamentare.