“Skema e rimbursimit për ilaçet e Covid dështoi”/ Basha akuza qeverisë për vdekjet e pacientëve, përplaset me Manastirliun

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë “Rama” se ka mashtruar në lidhje me mbarëbvajtjen e situatës së pandemisë, që nga numri i vdekjeve dhe deri te skema e rimbursimit të ilaçeve për të sëmurët me COVID.

Lideri demokrat tha se traditë e kësaj qeverie është se; ajo çka thuhet, nuk bëhet.

“Zonja dhe zotërinj, rendi i ditës së sotme, i cili ka në qendër marrëveshjen me Pfizer, vendos pandeminë në qendër të debatit parlamentar, siç ka qenë dhe është në qendër të familjeve tuaja. Këto ditë është diskutuar në komisione nga përfaqësues të opozitës për vaksinimin dhe diferencën mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe institucionet ndërkombëtare.

Ashtu si në traditën më të keqe të kësaj qeverie; ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe as hera e parë që gënjejnë me pandeminë. Ju e dini se ata kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, për rimbusimin e të prekurve nga COVID-19, për tenderat me sekretin e dosjes që këndellet në gjumë SPAK dhe prokuroria, por mbi të gjitha kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura. Për jetët e humbura të cilat para 6 mujash ishin 16 mijë prindër, nëna, baballarë që dergjen në vendprehjet dhe s’ndodhen më në shtëpitë e familjeve të tyre. 16 mijë më shumë se mesatarja e viteve të kaluara dhe jo shifra rrenacake të raportuara nga qeveria e rrenave. Këtë se themi ne paçka e lajmëruam, por këtë e njofton Komisioni Europian, që thuhet se Shqipëria ka shtesën e vdekjeve më të madhe.

Prandaj, kur të dielën që shkoi deklaroi se ‘do t’ia dalim siç ia dolëm me pandeminë’, ajo fjali triumfaliste, që nuk kishte asnjë lidhje me të vërtetën, tingëlloi si një shuplakë për atë që kanë hequr qytetarët e këtij vendi, ndërkohë që Edi Rama shfaqej nga mëngjesi deri në dark nëpër ekrane, për të mbushur me dokrra, boshllëkun që krijoi mungesa e ndihmës reale. Një shuplakë për familjet që humbën të dashurit e tyre. Një kalvar që qeveria e mohon. Ky pushtet i kishte larë duart me ta. E dimë se nuk kanë shpenzuar pak. Mesatarisht 1 mijë dollarë për tampon, ilaçe oksigjen për të gjithë ata që u kuruan në shtëpi. Skema e rimbursimit dështoi. Në fund të Evropës e lanë Shqipërinë dhe për masat gjysmake që i ofruan.”, tha Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një replikë në lidhje me deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk i kurseu kritikat për kryeparlamentaren Lindita Nikolli.

“Unë e kuptoj se je mësuar që të marrësh komanda me urdhra dhe butona, por kjo nuk është mbledhja e Asamblesë së PS, as mbledhje orligarësh që të bësh gjërat si ke dashur, por këtu është Kuvend. Këtu e para punës nuk kishte të drejtë që të çohej zonja me fletën e parapërgatitur që e kishte bërë regjisori. Askush si përmendi emrin. Këtu është me regji qendrore. Është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz. Se gjysma prej jush nuk do të ishte këtu.

Se ku do isha unë e di unë mirë, se ta tregoj dhe unë ty. Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hije të Lenka Çukos. Procedura s’të jep të drejtë që ta kthesh kuvendin në kotec. Por ndoshta ju keni hyrë për të tillë, por ne jo. Harroheni! Ndaj nëse s’do të ndash përgjegjësitë ti, përgjegjësi për shkatërrimin me gjithë pasoja të asaj që është themeli i Kuvendit, ku është e drejta e opozitës për të thënë fjalën përmes respektimit rigoroz. Nëse s’je aty si dicpecer i ministrave dhe të atij që të ka vënë aty, minimumi bëj atë që ke premtuar në media; respekto procedurën. Replika i takonte kryetarit të opozitës. Megjithatë, duke respektuar që të kesh reflektim, pasi pasojat bien mbi ty, pasi je skllavja morale e atij që të ka vënë. Se nuk të votuam ne, por thelbi është që të shmangeni nga reformat. Për të ndërtuar një burg në mendjen tuaj. Në vend që të mendoni se çfarë mendoj unë, reflektoni.”, tha Basha.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *