Aktorja me prejardhje nga Tropoja, Arjola Demiri, është bërë pjesë e Big Brother VIP.
Ajo i është bashkuar një numër personazhesh të tjerë përfshirë këtu: aktorë, balerinë e këngëtarë.
Gjatë një bisede, aktorja e “O sa mirë” ka bërë një deklaratë duke thënë se nuk do të martohet më.
“Dua të kem një shok, por jo të bashkëjetojë e të martohem prapë”, është shprehur Demiri.
Artistja shqiptare ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti, me të cilin ndan edhe tre fëmijë.
Në një nga intervistat, Arjola theksoi se arsyeja e ndarjes kishte të bënte me tradhtinë nga ana e partnerit.
Të famshmit që gjenden brenda shtëpisë janë duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
/Priza.al/