Romancieri tanzanian bëhet shkrimtari i parë afrikan me ngjyrë që fiton çmimin prestigjioz në 35 vjet. Abdulrazak Gurnah ka marrë Çmimin Nobel për Letërsinë për vitin 2021. Asnjë shkrimtar afrikan nuk e ka fituar çmimin që nga Wole Soyinka në vitin 1986.
Akademia suedeze vlerësoi Gurnahun për “depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”.
Gurnah u rrit në një nga ishujt e Zanzibarit para se të ikte nga persekutimi dhe të mbërrinte në Angli si student në vitet 1960. Ai ka botuar 10 romane, si dhe një numër tregimesh. Anders Olsson, kryetar i komitetit Nobel, tha se romanet e shkrimtarit tanzanian “tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe hapin shikimin tonë në një Afrikë Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë vende të botës”.
“Gurnah ka depërtuar vazhdimisht dhe me dhembshuri të madhe në efektet e kolonializmit në Afrikën Lindore, dhe efektet e tij në jetën e individëve të çrrënjosur dhe migrues,” u tha Olsson gazetarëve në Stokholm.
Redaktorja e tij prej kohësh, Alexandra Pringle në Bloomsbury, tha se Gurnah “është një nga shkrimtarët më të mëdhenj afrikanë të gjallë dhe askush nuk e ka vënë re ndonjëherë [..] Shkrimi i tij është veçanërisht i bukur dhe i rëndë, gjithashtu humoristik dhe i sjellshëm dhe i ndjeshëm. Ai është një shkrimtar i jashtëzakonshëm që shkruan për gjëra vërtet të rëndësishme.”
Vepra e shkruar nga Gurnah, “Parajsa”, ishte ajo që e bëri të famshëm shkrimtarin në skenën botërore. Ajo u shkrua prej tij pas një udhëtimi në Afrikën Lindore rreth vitit 1990 dhe tregon një histori të trishtë dashurie ku përplasen dy botë të ndryshme dhe dy sisteme besimi.
Abdulrazak Gurnah ka publikuar gjatë karrierës së tij 10 romane dhe disa tregime të shkurtra. Ai nisi të shkruante kur ishte 21 vjeç, dhe përveç gjuhës “swahili”, anglishtja u bë gjuha e tij e dytë dhe gjuha e përdorur në veprat e tij.
I lindur në vitin 1948 dhe i rritur në Zanzibar, Gurnah mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960. Deri para daljes në pension, ai ishte pedagog i gjuhës angleze dhe Letërsisë Postkoloniale në Universitetin e Kentit, Angli.
Me vlerë 10 milion krona suedeze (840,000), çmimi Nobel për letërsi shkon për shkrimtarin që konsiderohet të jetë, sipas fjalëve të testamentit të Alfred Nobel, “personi që do të ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal ”
/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/