Deputeti i Lushnjes Sajmir Korreshi ka ‘goditur’ sërish gjatë seancës së sotme parlamentare me anë të sarkazmës së tij ironike.
Ai ka folur sot rreth situatës në spitalin e Lushnjës, duke nënvizuar se aty bëhen vetëm ‘synetlliqe dhe operacione apandeciti’ dhe se për të bërë vaksinën ‘Pfizer’ duhet të kesh mik.
“Për të bërë Pfizer-in duhet mik i fortë. për të bërë një skaner në Lushnjë duhen 4 javë, virusi vjen dhe ikën 2 herë për kaq kohë. Nuk ka lëndë për të bërë një skaner. A e dini ju që infermierët kërkojnë 5000 lekë në ditë për të ofruar shërbim si privat. Spitali i Lushnjës është kthyer në një spital që bën synetlliqe dhe ndonjë apandesit.
Nuk kemi të gjithë pleq në shtëpi. Nëse larg qoftë të bie ndonjë infarkt nuk ka asnjë ndihmë të parë në spitalin e Lushnjës, duhet të vish në Tiranë. Të duhet 1 orë e gjysmë. Në një shkollë elitare në Lushnjë kërkon një banjë”, tha deputeti Korreshi, i cili në fund kishte një pyetje për kolegët për çështjen e rritjes së çmimeve.
“Provojeni një herë me rrogën e deputetit a ia dilni dot në fund të muajit?”
/Priza.al/