‘Jam i pathyeshëm! Po, unë fitoj çdo lojë të vetme’/ Nis zyrtarisht fushata për PD-në, vonon Basha! Miting si në zgjedhjet e kaluara

Me thirrjen “Rama ik”, Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën. Në shesh janë grumbulluar qindra simpatizantë demokratë, të cilët nuk kanë ruajtur distancën, edhe pse vendi ndodhet në kohë pandemia.

Ishte thënë që fushata do të niste në orën 17:00, por duket se ajo është shtyrë pak në kohë, pasi kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka mbërritur ende.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet me mbi 10 veta, duket se në çeljen e fushatës së PD kjo masë nuk do të respektohet. Në shesh janë vendosur edhe dhjetëra makina me flamuj të PD-së, një frymëzim kjo nga fushata elektorate në Amerikë e Joe Biden.

Ndërkohë, në sfond në shesh është kënga e këngëtares së njohur, Sia. “Jam i pathyeshëm/ Po, unë fitoj çdo lojë të vetme/ Unë jam kaq i fuqishëm/ Jam kaq i sigurt/Po, sot jam i pandalshëm…”, thuhet në këngën e SIA-s, që është bërë tashmë si simbol i kësaj fushate.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *