Nga Ylli Manjani
“Padyshim nuk duhet promovuar ky dimension, por nuk mund të rrimë pa lexuar faktin se jugu i Shqipërisë po e pret më me entuziazëm foltoren e Doktorit.
Kjo është një shenjë e mirë dhe sa më takon më pëlqen pa masë.
Shqipëria është shumë e vogël si dhe, ne shqiptarët jemi shumë pak për t’u ndarë në veri dhe jug. Për fat të keq prej shumë vitesh ky dallim i theksua disi.
Ndoshta kjo nismë e Doktorit “Tropojan” mund të ndihmojë disi për ta shuar këtë ndasi absurde.
Nga ana tjetër është gjithashtu e vërtetë që ne “veriorët” nuk e demonstrojmë shumë entusiazmin… Nuk na pëlqen hiç të duartrokasim…
Nejse, foltorja është sot për sot nisma e vetme politike për demokraci.
Ky është gjithashtu fakt!
Për shkaqe të ndryshme dhe për disa persona Berisha mund të mos jetë më i pëlqyeri, por që po drejton një lëvizje për demokraci nuk mund t’i mohohet.
Minimalisht po bën atë punë që nuk arriti e nuk arriti ta bëjë Luli që është të paktën 30 vite më i ri në moshë.
Pavarësisht se Foltorja është lëvizje e brendshme në PD, unë jam me të.
#unëjammeFoltoren”.
/Priza.al/