Pasditën e sotme kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar në selinë e LSI-së ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryemadhi në rrjetin e saj social Facebook, ku ka shprehur kënaqësinë e saj për takimin me King-Smith, teksa ka shprehur gjithashtu dëshirën për një bashkëpunim më të ngushtë për të çuar përpara me sukses synimet që i afrojnë të dyja vendet.
“Mikëprita me kënaqësi në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Z. Alastair King-Smith. Mirëpres të bashkëpunojmë ngushtësisht për të çuar përpara synimet e përbashkëta, si dhe për të afruar më tepër popujt e dy vendeve tona“, ka shkruar ajo.
/Priza.al/