Ditët me shi sapo kanë filluar dhe problemi më i madh i të gjithëve janë këmbët.
Çfarëdo lloj atletesh apo këpucësh që të vishni shiu depërton dhe lag këmbët tuaja.
Situata është edhe më e vështirë kur ju vishni atletet lecke.
Megjithatë një mënyrë shumë e mirë për të mos lejuar shiun të hyjë brenda është lyerja e atleteve me qiri. Ndoshta tingëllon pak çuditshëm por të gjithë ata që e kanë provuar janë habitur nga kjo metodë.
Mjafton të merrni një qiri të bardhë ta shkrini dhe lyeni atletet tuaja në çdo cep. Përbërja e qiriut nuk lejon që uji të depërtojë.
/Priza.al/