“A nuk e do ti më babanë tim?”, pyetja prekëse që i biri i bëri Adele pas divorcit

Artistja Adele ka thyer heshtjen e saj për divorcin nga Simon Konecki, duke kujtuar momentin prekës kur djali i tyre Angelo e pyeti atë: “A nuk e do ti më babanë tim?”.

Këngëtarja 33 vjeçare dhe shefi i disa organizatave humanitare, Simon, 47 vjeç, njoftuan se do të ndaheshin në prill të vitit 2019 dhe kështu Adele paraqiti kërkesën për divorc pesë muaj më vonë.

Ish-çifti, të cilët ishin në lidhje për shtatë vjet dhe ishin të martuar për dy vite, janë bashkë-prindër të djalit të tyre tetëvjeçar, Angelo, shkruan DailyMail.

Duke folur për “American Vogue” në intervistën e saj të parë në pesë vjet, Adele tha se shpreson që albumi i saj i ri, në të cilin ajo këndon për divorcin e saj, do të ndihmojë Angelon që kur të rritet edhe pak, ta kuptojë se çfarë ndodhi.

Ajo shpjegoi:

“Ai ka aq shumë pyetje të thjeshta për mua sa nuk mund t’i përgjigjem, sepse nuk e di përgjigjen, si për shembull pyetja: ‘Pse nuk mund të jetojmë akoma së bashku?’”, ka thënë Adele.

“’Pse nuk e do më babanë tim?’, është pyetja tjetër, së cilës mu desh t’i përgjigjesha: ‘Unë e dua babanë tënd. Unë thjesht nuk jam e dashuruar’. Nuk mund t’i jap kuptim një fëmije nëntëvjeçar”, thotë Adele përgjatë intervistës.

Adele gjithashtu pranoi se kishte vështirësi të fliste me djalin e tyre për ndarjen e saj, duke i shkaktuar aq shumë ankth sa psikologia e saj sugjeroi që ajo të regjistronte veten duke folur me Angelon në mënyrë që të mbante mend atë që ai i kishte thënë.

Ajo i tha ‘British Vogue’:

“Padyshim që Simon dhe unë kurrë nuk kemi luftuar për të apo diçka të tillë. Angelo është si: “Nuk e kuptoj”.

“As nuk e kuptoj vërtet. Ka rregulla që krijohen në shoqëri për atë që ndodh dhe nuk ndodh në martesë dhe pas martese, por unë jam një person shumë kompleks”, shtoi ajo.

Adele më tej gjatë intervistës thotë:

“Kur isha 30 vjeçe, e gjithë jeta ime u prish dhe nuk kisha asnjë paralajmërim për këtë”.

“Thjesht nuk ishte…thjesht nuk ishte më e përshtatshme për mua. Nuk doja të përfundoja si shumë njerëz të tjerë që njihja”.

“Unë nuk isha e mjerë, por do të isha e mjerë po të mos e vendosja veten të parën. Por, po, asgjë e keqe nuk ka ndodhur apo diçka e tillë”, tha këngëtarja e hitit “Hello”.

Pavarësisht ndarjes së tyre, Adele nuk është penduar, duke thënë se zgjodhi ‘personin e përsosur’ për të pasur një fëmijë.

Adele përfundoi zyrtarisht procedurën e divorcit të saj në mars të këtij viti pas raportimeve në media se ajo ishte e detyruar të përdorte ndërmjetësuesit për të ndarë pasurinë e saj prej 140 milionë funtesh (165 milionë euro) gjatë këtij procesi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *