Dita e lindjes së Mbretit/ Si sot, 126 vjet më parë lindi në Burgajet të Matit, Ahmet Zogu  

Si sot, 126 vjet më parë, më 8 tetor të vitit 1895, lindi në Burgajet të Matit, Mbreti i Shqiptarëve, Ahmet bej Zogu.

Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privatë për gjuhën shqipe dhe turke, më pas u zhvendos në Stamboll ku ndoqi studimet në “Numenu Tereki”, në shkollën e oficerëve dhe më tej ndoqi edhe liceun francez Gallatasaraj, njofton Drejtoria e përgjithshme e Arkivave të Shtetit. U kthye në atdhe në vitin 1912 dhe u caktua si delegat i Matit për në Kuvendin e Vlorës edhe pse ishte në moshë shumë të re.

Ishte mbështetës i qeverisë së Vidit dhe ndihmoi me vullnetarët e tij për shtypjen e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme. Ahmet Zogu ishte sërish delegat në Kongresin e Lushnjës, ku me njerëzit e tij u mor me sigurinë e zhvillimit të kongresit.

126 vjet më parë lindi në Burgajet të Matit, Ahmet Zogu

Karriera e tij politike në strukturat e shtetit shqiptar zë fill pas Kongresit të Lushnjës ku ai u zgjodh si Ministër i Brendshëm, ku gjatë kësaj periudhe u angazhua me shtypjen e Kryengritjes së Mirditës.

Në dhjetor 1922 zgjidhet Kryeministër dhe mban sërish edhe postin e Ministrit të Brendshëm, ku gjatë kësaj periudhe u shtua siguria publike dhe u ndërmorën masa të rëndësishme në çarmatimin e popullatës.

Image

Pas trazirave të qershorit 1924 largohet në mërgim, në Jugosllavi dhe rikthehet në dhjetor të po atij viti.

Në janar 1925 shpallet Republika dhe Zogu, zgjidhet President, gjatë kësaj periudhe u miratua Kodi Penal që ishte një arritje e madhe e kohës.

Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë – Memorie.al

Më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Mbretëri, Ahmet Zogun Mbret dhe ai u betua si Mbret i Shqiptarëve.

Gjatë kësaj periudhe vendi u karakterizua nga zhvillimi i ekonomisë, kulturës dhe artit duke i dhënë shoqërisë shqiptare fizionominë europiane, u hartua Kodi Civil dhe Kodi Tregtar si një rregullator i funksionalitetit të shtetit në baza moderne dhe larg ligjeve të vjetra të trashëguara edhe nga tradita e administratës osmane.

Mbreti Zog – hodhi themelet e shtetit modern shqiptar | A1 ALBANIA - NEWS

Më 7 prill 1939, me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, largohet nga vendi bashkë me familjen, ku bëri shpesh përpjekje për organizimin e diasporës shqiptare dhe për krijimin e një qeverie në mërgim, por pa sukses. U nda nga jeta më 9 prill 1961 në një spital pranë Parisit.

Dokumenti i bashkangjitur është programi i festimeve të ditëlindjes së Ahmet bej Zogut.

Biografi e Ahmet Zogut, Mbretit të Shqiptarëve | Radi and Radi

Historiani i njohur: Ahmet Zogu figura më pozitive në historinë politike të Shqipërisë - Gazeta DRITA

Ahmet Zogu Stock Photo - Alamy

17 dekoratat e Ahmet Zogut, i vlerësuar në Shqipëri, Itali, Francë e deri në Serbi dhe Greqi | Gazeta Fjala

King Zog I of Albania was the king from 1928 until Italy annexed the country in 1939. He was president between 1925 and 1928 also prime minister 1922 - 1924 and 1925 -

1 shtator 1928, kur u ndërrua forma e regjimit, nga Republikë në Monarki, dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve…\ Historia e panjohur dhe deklarata e Zogut në “THE ILY EXPRESS” –

Misteret që shoqëruan jetën e Ahmet Zogut - Gazeta Online INSAJDERI

FOTO/ Zbulohet revolveri që mbante me vete Ahmet Zogu – Lapsi.al

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *