Ishte dita e Krishtlindjeve e vitit 1946 kur gangsteri famëkeq i Çikagos, Al Capone, mori gruan e tij dhe katër mbesat për një shëtitje në molin e vilës së në “Palm Island”, duke shijuar lirinë e tij pas Alcatrazit, ku shleu dënimin për shtatë vite për evazion fiskal.
174 artikuj që i përkasin familjes Capone, do të dalin në ankand në California, ku midis tyre fotografi personale, armë zjarri, bizhuteri, etj.
Ora e xhepit “Patek Philippe” prej platini e diamanti, është e vlerësuar të shkojë deri në 50,000 USD dollarë, ndërsa pistoleta e tij e preferuar “Colt 45” në 150,000 dollarë.
Diane Capone, 77 vjeç, e dyta nga katër mbesat e gangsterit tha se, vendimi për të shitur sendet erdhi për shkak të moshës dhe zjarreve në Kaliforninë Veriore.
Deri më tani në ankand janë regjistruar 1000 ofertues, ndërkohë që Diane tha se, shpresonte që këto objekte të zbulonin anën njerëzore të gjyshit të saj, në vend të dhunës së pamëshirshme të Çikagos së viteve ’20, ku ai mori edhe famën e keqe.
Artikulli që ilustron më shumë këtë, tha ajo, është një letër personale që Al Capone i shkroi djalit të tij, Sonny nga Alcatraz, e vlerësuar 50,000 $.
“Është një letër kaq e bukur. Këto nuk janë fjalët apo idetë e një njeriu që është një gangster i pamëshirshëm. Këto janë fjalët e një babai të dashur”,- tha ajo.
/Priza.al/