Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fashtin Dunicë të Pogradecit, ku një 42-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij disa ditë pasi kishte kaluar Covi-19.
Bëhet me dijë se 42-vjeçari është përballur me në situatë të rëndë psikologjike pasi ka kaluar Covidin dhe ka gjetur ‘shpëtim’ tek vdekja
Njoftimi i Policisë:
Një 42-vjeçar nga fshati Dunicë i ka dhënë fund jetës duke u vetë-varur. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të premte ndërsa burime konfirmojnë se 42-vjeçari Kledjan Çollaku pas Covidit po përballej me një situatë të rënduar psikologjike.
Çollaku kishte kaluar Covid-19 vetëm 2 javë më parë ndërsa të afërmit pohojnë se gjendja psikologjike ishte rënduar së fundmi duke u thënë familjarëve se do të vdiste nga ajo që kaloi.
Përveç gjendjes aktuale 42-vjeçari nuk kishte probleme të tjera përfshi këtu dhe ato ekonomike që ta çonin babain e një fëmije të vogël në aktin fatal.
/Priza.al/