U vra në detyrë në vitin 2000, SPAK rihap dosjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimitë të Organizuar ka rihapur ditën e sotme dosjen e vrasjes së kryepolicit të Shkodrës Arben Zylyftari.

Ditën e sotme SPAK ka nisur ripyetjen e personave të cilët kanë dijeni për ngjarjen ku është marrë në pyetje edhe ish avokati ei Admir Tafilaj, Sokol Koçiu.

Tafilaj i dyshuar për vrasjen e  kryepoliticit Zylyftari dhe është i dënuar. I dënuar dhe i liruar më pas për këtë vrasje është edhe Genc Tafili. SPAK rihap hetimet pasi nga palët në këtë proces ka pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar.

Zylyftari u vra në 2000 me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *