Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimitë të Organizuar ka rihapur ditën e sotme dosjen e vrasjes së kryepolicit të Shkodrës Arben Zylyftari.
Ditën e sotme SPAK ka nisur ripyetjen e personave të cilët kanë dijeni për ngjarjen ku është marrë në pyetje edhe ish avokati ei Admir Tafilaj, Sokol Koçiu.
Tafilaj i dyshuar për vrasjen e kryepoliticit Zylyftari dhe është i dënuar. I dënuar dhe i liruar më pas për këtë vrasje është edhe Genc Tafili. SPAK rihap hetimet pasi nga palët në këtë proces ka pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar.
Zylyftari u vra në 2000 me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.
/Priza.al/