Gjendet i vdekur në një taksi deputeti ukrainas që tentoi të rrëzonte Prokurorin e Përgjithshëm

Deputeti ukrainas, Anton Polyakov, i cili ishte përfshirë në një tentativë për të rrëzuar prokurorin e përgjithshëm të vendit, ka vdekur teksa po udhëtonte me një taksi në Kiev. Mediat bënë me dije se policia kombëtare tha në një deklaratë se ishte urdhëruar ekzaminimi mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes së tij.

Polyanov u gjet pa ndjenja në sediljen e pasme të një taksie, e cila më herët ishte dënuar për shkelje të rregullores rrugore. Ai u shpall i vdekur në vendgjarje pas mbërritjes së ambulancës.

Polyakov, i cili ishte 33 vjeç ishte më parë anëtar i partisë në pushtet ‘Shërbëtor i popullit’. Ai u përjashtua nga partia në 2019-ën për sjellje joetike të paspecifikuar. Polyakov tha për mediat në atë kohë se arsyeja e vërtetë e përjashtimit ishte shtytja e tij për të filluar mbledhjen e nënshkrimeve për votimin e mosbesimit tek Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm Ruslan Ryaboshapka. Ai u bashkua më vonë me një grup parlamentar si deputet i pavarur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *