Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një aksion të madh në kryeqytet në lidhje me veprat penale në fushën e farmaceutikës. I koduar ‘Përfitimi’, një operacion i befasishëm në 6 depo farmaceutike ka çuar në pranga 6 persona.
Gjatë pandemisë së COVID, shisnin ilaçe kontrabandë! Depot farmaceutike bashkëpunonin me njëra-tjetrën. Në pranga kanë rënë:
- Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;
- Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie;
- Margarita Xhaxhiu e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
- Jani Papuli, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
- Florian Lila administrator i një farmacie;
- Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike.
Ky operacion vjen si rezultat i hetimeve që kanë zgjatur për disa muaj nga Prokuroria e Tiranës dhe Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit për veprat penale në fushën e farmaceutikës.
Ajo që dihet deri më tani është se bëhet fjalë për ilaçe të paregjistruara. Raportohet se janë kontrolluar hyrje-daljet në doganë, por edhe shitjet që janë bërë. Kjo skemë ka rezultuar një dëm shumë i madh ekonomik shtetit.
Njoftimi policisë:
Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas.
Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:
B. B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
F. M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
M. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
J. P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
F. L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
B. O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.
/Priza.al/