Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një aksion të madh në kryeqytet në lidhje me veprat penale në fushën e farmaceutikës.
Një operacion i befasishëm i koduar ‘Përfitimi’ ndaj 6 depove farmaceutike, ka çuar në pranga 6 persona. Policia bën me dije se gjatë pandemisë së COVID-19, këta shtetas shisnin ilaçe kontrabandë. Ndër të tjera, mësohet se depot farmaceutike bashkëpunonin me njëra-tjetrën.
Në mënyrë ekskluzive ‘Priza.al’ sjell fotot e të arrestuarve si dhe emrat e subjekteve që ato përfaqësojnë. Mes tyre raportohet edhe kryetari i PD-së në njësinë nr.11.
Në pranga kanë rënë:
Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i farmacisë ‘Bleri’, Tiranë;
Florian Marku 39 vjeç, administrator i ‘Flori Farma’ (vitabiotics, suplemente, prodhohen në Indi, sillen si angleze në Shqipëri duke i falsifikuar prejardhjen);
Bashkim Osmani administrator i depo farmaceutike ‘Elba’, ka perfaqësinë e Krka, Bosnia lek etj,.
Florian Lila administrator i një bar -restoranti në ambientet e së cilit ishin fshehur ilacet kontrabande të një farmacie që ndodhet në Don Bosko. Gjithashtu, Florian Lila është pronar i ‘Pharma Store’ si dhe kryetar i PD-së në njësinë nr.11
Margarita Xhaxhiu e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
Ky operacion vjen si rezultat i hetimeve që kanë zgjatur për disa muaj nga Prokuroria e Tiranës dhe Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit për veprat penale në fushën e farmaceutikës.
/Priza.al/