Facebook dhe Instagram kanë rënë sërish për herë të dytë brenda javës. Sipas Doëndetector, i cili monitoron statusin e disa prej uebfaqeve më të vizituara në botë, ka pasur 17,273 raporte për mosfunksionim të Instagram-it.
Më shumë se gjysma (58%) e raporteve kishin të bënin me aplikacionin ndërsa 23% lidheshin me çështjet e lidhjes së serverit. Facebook gjithashtu duket se nuk po punon për disa përdorues pasi 765 raporte u morën nga Downdetector. Kjo vjen pas një ndërprerje të madhe në fillim të kësaj jave, e cila preku të gjitha aplikacionet në pronësi të Facebook-ut.
Defekti zgjati rreth shtatë orë, duke shkaktuar ndërprerjen më të madhe në historinë e Facebook-ut.
/Priza.al/