Korrupsion në tendera/ SPAK arreston ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Po ashtu bashkë me të kanë marrë të njëjtë masë sigurie edhe tre punonjës të tjerë të RTSH-së.

Mësohet se tre punonjesit e tjerë akuzohen për shkelje të barazisë në tender. Dosja është dërguar në SPAK nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Thoma Gëllci u liruar nga detyra në maj të viti 2012 më një vendim të marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH, me votimin pro të tetë anëtarëve. Këshilli Drejtues i RTSH konstatoi aso kohe se çdo veprim i ndërmarrë nga drejtori i RTSH pas përfundimit të mandatit përben shkelje, pasi ishte në tejkalim të kompetencave të tij.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *