Reshje shiu dhe dëborë në territorin e Shqipërisë! Vendi ynë ka hyrë zyrtarisht në periudhën e reshjeve të cilat do të zgjasin për disa javë.
Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të dendura do jenë në zonat jugore duke sjellin reshje të pakta dhe të izoluara. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohëshme shiu në territorin shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim 4 ballë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi lajmëroi ditën e djeshme se Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të jetë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme që mund të krijohet nga reshjet e shiut, të cilat nuk i konsideron si të rrezikshme për përmbytje.
/Priza.al/