Protesta e rritjes së çmimeve, Rama i drejtohet Lapajt: Nuk e llogaris fare!

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ ku ndodhej përballë avokatit Adriatik Lapaj dhe deklaroi se protestën e qytetarëve për rritjen e çmimit të energjisë, nuk e llogarit fare.

Ai tha se e njeh Shqipërinë shumë mirë dhe ka bërë më shumë kilometra sesa kryeministrat që kanë qenë para tij, ndaj e di se “historia që njerëzit vuajnë për bukë, është histori e fantazisë”.

“Unë nuk e llogaris protestën tuaj. Ju flini gjumë më shumë se unë. Arsyeja është se unë jam këtu për të mbrojtur ata që kanë nevojë për mua, sepse për këtë më kanë vënë. Që nga Ismail Qemali, deri te paraardhësi im, nuk i kanë bërë kilometrat dhe nuk i njohin cepat e Shqipërisë si i njoh unë. Kjo historia që vuajnë për bukë, është një histori e fantazisë. Që ka familje që ka në zgrip, nuk diskutohet, janë një numër shumë i kufizuar, por nuk kemi rrugë tjetër përveçse të mos bëjmë gabimin që të mbajmë vendin me lëmosha”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *