Ja lista me problemet e çifteve që jetojnë larg njëri tjetrit

Nëse keni përjetuar apo po përjetoni një lidhje në distancë ja dini me siguri disa karakteristika asaj.

Lidhjet në distancë duan shumë më shumë përkushtim dhe sakrificë në krahasim me një lidhje normale.

Vetë fjala distancë tregon se duhet të përballesh me largësinë. S’mund ta kesh gjithmonë pranë personin e zemrës.

Duhet të përballesh vetëm me problemet dhe priresh që shpeshherë të kaplohesh nga malli dhe kujtimet së bashku.  

Bisedat kthehen në telefonata dhe puthjet e përqafimet në “emoticions”. Gjithashtu edhe grindjet përfundojnë me një mbyllje telefoni.

Mundësitë që të zgjidhësh një mosmarrveshje nga ana tjetër e telefonit janë të pakta.

Në lidhjet në distancë xhelozia është edhe më e madhe, thjesht për faktin që nuk ndodhesh atje me personin tënd e shtohet hapësira për të dyshuar.

Çelësi është besimi dhe toleranca.

.Udhëtimet për të parë njëri-tjetrin kushtojnë e mbi të gjitha duhet të rregullosh edhe oraret për t’u përshtatur me shkollën ose punën.

Këto janë vetëm disa nga problemet e lidhjeve në distancë, por kur dashuron vërtet me siguri të gjitha pengesat kalojnë shumë lehtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *