Përgjakja në Shkodër, ja kush ishte lidhja e të plagosurit me autorin e vrasjes së Ridvan Ramazanit

Dita e sotme nisi me përgjakje në Shkodër, por kush është i plagosuri Isak Mehmedaj?

24-vjeçari Isak Mehmedaj i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Mushan të Shkodrës, është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, një prej të cilëve është i dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Hydajet Mehmedaj është lënë në ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Shkodrës pasi akuzohet për vrasjen e Ramazanit. 46-vjeçari u qëllua për vdekje më 28 nëntor 2020 nga vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, pasi ishin konfliktuar me djalin e tij. Dy të dyshuarit kryesorë ishin përplasur me të birin e tij, ndërsa Hyseni kishte ndërhyrë për të shuar gjakrat por përfundoi i pa jetë.

Isak Mehmedaj, mori një plumb në krah nga persona të paidentifikuar mëngjesin e sotëm. 24-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodër jashtë rrezikut për jetën, duke marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që pritet dëshmia e tij në orët në vijim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *