Si abuzoi Thoma Gëllçi me tenderin , shkeljet që gjeti SPAK

Tenderi për të cilin akuzohet për korrupsion ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi, nga hetimet e SPAK kanë rezultuar shkelje të barazisë dhe shkelje ligjore gjatë procedurës së prokurimit.

Tenderi për blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro, ka qenë me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa TVSH) dhe është zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

Gëllçi dhe tre punonjësit nuk i kanë pranuar akuzat, duke i kundërshtuar ato, por brenda 72 orëve ata do duhet të paraqiten pranë organeve të drejtësisë për të dhënë llogari për to.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *