Neslihan Atagül, një ndër aktoret më të famshme turke, është e martuar me aktorin Kadir Dogulu, por ende nuk kanë vendosur të bëjnë fëmijë.
Aktorja pyetet shpesh, por mesa duket kjo pyetje është kthyer në një bezdisje për të. Sa herë bën dalje publike, aktorja ndiqet nga paparazzi dhe pyetje rreth ardhjes në jetë të një fëmijë është e pashmangshme.
Në një nga herët e fundit ndodhi përsëri e njëjta gjë:
“A po mendoni të bëni fëmijë?” e pyet paparaci
“Po ti a po mendon? I ke dy, hajde bëje të tretin”, iu përgjigj Neslihan
Nuk është hera e parë që Neslihan i kthehet me thumba apo disi ashpër gazetarëve. Para disa kohësh ajo ka pasur një reagim të ashpër kur u pyet për Burak Ozcivit.
“Nëse do të merrje një ofertë për një serial të ri, a do të luajë sërish krah Burak Ozçivit?”-e pyetën gazetarët aktoren.
Neslihan u nxeh pas kësaj pyetje duke habitur me reagimin e saj.
“Çfarë lidhje ka kjo? S’më pëlqen kjo pyetje! Më falni, por kjo s’është pyetje me vend”-u përgjigj Neslihan.
Kujtojmë që Neslihan Atagul dhe Burak Ozçivit kanë luajtur së bashku në serialin “Kara Sevda”.
/Priza.al/