Muhamet Lika, parodisti dhe humoristi i madh vlonjat, që u shua shumë herët

Atë gjithmonë e kanë njohur si një prej katër parodistëve të famshëm të Vlorës, por ai ishte edhe një aktor i jashtëzakonshëm dhe një humorist gjenial.

Po flasim sot teksa po e rikujtojmë, për artistin e Estradës Profesioniste të Vlorës, Muhamet Lika, një aktor i madh humori që numëron me qindra role në skenën e varietesë dhe teatrit, me një aktivitet 41-vjeçar.

Muhamet Lika, lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë të famshëm të qytetit.

Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën, duke i mbijetuar brezave për vite të tëra. Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Lika, u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm dy vite më parë në skenën e teatrit “Petro Marko”.

Lika duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali, por nuk ia doli dot.

Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas një bagazh të madh rolesh dhe personazhesh që do të mbahen mend gjatë në humorin shqiptar.

Laj, thaj” për herë të parë pa Metin, Parodistët e Vlorës ngjiten në skenë, lot dhe të qeshura (VIDEO) – Dosja AL

Vdiq aktori Muhamet Lika

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *