E padëgjuar më parë/ Burri rreh gruan pas tre ditësh martesë, zbulohet arsyeja e pazakontë

Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në Itali. Tre ditë pas dasmës dhe fillimit të bashkëjetesës, një dhëndër i ri përfundon në telashe, duke rrahur bashkëshorten për motive ekonomike.

Ngjarja ka ndodhur në Regio Calabria. Gruaja është dhunuar nga bashkëshorti gjatë një zënkë për menaxhimin e parave të çiftit.

Sherri kishte shpërthyer mbi pagesën e shpenzimeve, ende të papaguara, për pritjen e dasmës, përfshirë pagesën për DJ. Ajo raportoi se kishte gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Duke pasur parasysh seriozitetin e episodit dhe simptomat e para të dhunës të manifestuara, shefi i policisë së Reggio Calabria lëshoi urgjentisht një paralajmërim, në mënyrë që të bindë burrin të mos vazhdojë më me sjelljen e tij agresive, për të parandaluar shfaqjen e episodeve të tjera të dhunës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *