VIDEO/ ‘Regjimi të urdhëron të mos e ndërpresësh…’! Urdhri i fortë që i dha mbrëmë Live kryeministri Rama – Sandër Frangajt

Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Zonë e Lirë’ kërkoi që të mos përfundonte emisioni pasi ishte në mes të një diskutimi me avokatin Adriatik Lapaj.

Rama kërkoi që të mos ndërpritej, duke iu drejtuar drejtori të ‘TvKlan’, Aleksandër Frangajt, që të mos e ndërpriste. ‘Thuaj Sandrit jo e kam seriozisht, shyqyr që erdha në një emision ku po flas me dy njerëz’– ishte fjalia me të cilën Rama iu drejtua Çanit e më pas kamerës, si një mesazh të drejtëpërdrejtë për Frangajn.

Çani u shpreh se pronari është Frangaj dhe mund të ulë levën, ndërkohë që Rama iu kthye duke thënë se duhet ta mendojë mirë.

DEBATI:

Çani: E mbyllim?

Rama: Një minutë, thuaj Sandrit jo e kam seriozisht, shyqyr që erdha në një emision ku po flas me dy njerëz për njerëzit, jo me dy analistë për seksin e ëngjëjve. Aleksandër nuk ka, regjimi vendos që djali do flasë deri në fund.

Çani: Regjimi vendos që të vazhdojë emisioni?

Rama: Po, po, regjimi ky është. Në qoftë se Aleksandër Frangaj kërkon të na mbylli gojën le të heqi dritat, për sa kohë të ketë dritat dhe sa kohë ka kamera ne vazhdojmë emisionin.

Çani: Sandri mund të uli levën vëlla, ai është pronar.

Rama: Sandri vetëm me levë, por ta mendojë mirë.

Ledio: Vazhdojmë siç jemi

Rama: Ashtu, po regjimi….

Çani: A vazhdojmë, tha Sandri….

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *