Tregoi gjithë të pathënat! Pse e refuzoi ‘Big Brother Vip’ Roza Lati?!

E ftuar në emisionin ‘Prive’ Roza Lati i është përgjigjur 50 pyetjeve ku nxorri shumë të pathëna. Moderatorja e ‘Why Not’ tregoi se ka refuzuar Big Brother Vip për arsye pune.

”Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tregoi ajo.

Roza Lati u pyet gjithashtu se në cilin program është ndjerë se ka pasur qasje negative ndaj saj dhe ajo përmendi emisionin “Ftesë në 5”.

“Kur isha e ftuar te pasditja në Top Channel. Moderatorja shfaqi xhelozi të hapur dhe po e them këtë pasi e thonë të gjithë. Pra është akumulim i opinionit publik”.

Moderatorja tregoi gjithashtu se momenti më i bukur i fëmijërisë ka qenë kur pasi ishin ndarë prindërit, Rita Lata, mamaja e Rozës, bleu shtëpi. Roza rrëfeu se nuk merret me politikë dhe nuk i intereson por do donte shumë të kishte Edi Ramën në emision pasi sipas saj është ‘personazh i paparë’.

Ajo sqaroi për të disatën herë se nuk ka pasur gjë me Feron dhe se kjo histori duhet të mbyllet. Plane për dasëm?

Rita e do një dasëm, kështu që Roza do ja plotësojë dëshirën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *