Menduat se femrat seksi nuk janë tradhëtuar kurrë? Zbuloni çfarë thotë Beyonce, Eva Longoria, Gwen Stefani

Menduat se femrat e famshme, seksi, të bukura dhe të zgjuara nuk janë tradhëtuar kurrë? Ja, që jeni shumë gabim. Disa këngëtare, aktore kanë pranuar haptazi që janë tradhëtuar haptazi nga bashkëshortët e tyre. Ja emrat e artisteve që nuk kanë pasur turp ta pranojnë të vërtetën dhe të vazhdojnë përpara

1.Hally Berry
Aktorja mësoi nga një tabloid se bashkëshorti i saj i dytë, Eric Benet po e tradhtonte me disa gra të ndryshme.

“Nga kjo mësova se herën tjetër, kur të shoh një sinjal të kuq në lidhjen time, ta pranoj si sinjal të kuq. Të mos e neglizhoj dhe të them se “është thjesht një hije”. Unë e doja atë marrëdhënie dhe atë burrë dhe e justifikoja, edhe pse sinjalet ishin gjithmonë aty.”

  1. Eva Longoria

“Shoqëria të bën të mendosh se ka diçka që nuk shkon me gruan. Thotë se ai e tradhtoi pasi ajo s’e kënaqte mjaftueshëm seksualisht. Më falni, por pse dreqin duhet të ketë diçka me mua vetëm se ai do të tradhtojë? Unë jam e sigurtë tek ajo që jam, s’ka asgjë që s’shkon me mua tek tradhtia e tij.”

  1. Sandra Bullock

Aktorja e zbuloi tradhtinë e të shoqit fiks gjatë kohës që po përpiqeshin të adoptonin një fëmijë. Sandra vendosi ta përfundonte e vetme procesin e nisur.

“Jemi të gjithë në vendet kur supozohet të jemi. Unë jam fiks aty ku dua të jem tani. S’mund të kthehesh pas, as kam ndërmend ta bëj. Jam mirënjohëse dhe e bekuar me çfarë kam. Askush s’është i përgatitur për asgjë. Ndodhi, por jam me fat që ndodhem këtu ku ndodhem tani.”-u shpreh ajo për Vogue.

  1. Meg Ryan

“Ishte një histori e madhe, por çfarë s’ishte pjesë e historisë ishte realiteti i martesës sime për 9 vite. Dennis s’ishte besnik ndaj meje për një kohë të gjatë dhe kjo është e dhimbshme. Mësova shumë gjëra të tjera pas divorcit. Pavarësisht dhimbjes që ndjeja, u çlirova. S’kisha më pse mendoja se çfarë do të thoshin njerëzit për mua.”

  1. Gwen Stefani

“Ishte fillimi i ferrit. Për 6,7, 8 muaj ishte torturë sepse kërkoja të zbuloja sekretin e madh. Endrrat e mia u shkatërruan. Gjithçka kisha dashur në jetë ishte të kisha fëmijë, të martohesha njësoj siç kishin bërë prindërit e mi.”

  1. Beyoncé

“Ka shumë hije nëpër një histori. Asgjë s’është bardh e zi. Kam qenë në ferr dhe jam kthyer sërish, por jam krenare për çdo shenjë. Kam qenë zemërthyer dhe e keqtrajtuar në disa forma. Jam zhgënjyer në biznes dhe në gjërat e mia personale, zhgënjime që më kanë bërë të ndihem e neglizhuar dhe të ndjeshme. Pavarësisht të gjithave kam mësuar të qesh dhe të qaj dhe të rritem.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *