Formacionet/ Shqipëria luan kundër Andorrës, Uzuni në pankinë, dyshja Cikalleshi-Manaj për sulmin

Ashtu siç kishte bërë të ditur edhe në media, formacioni që Edi Reja ka paraqitur sot kundër Andorës, është ai që tashmë ishte zbuluar.

Reja do të zbresë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e parë për eliminatoret e “Botërorit 2022” kundër Andorrës, lojtarët më të mirë me synimin e fitores së kësaj ndeshjeje.

Në mbrojtje do të luajnë Kumbulla në të majtë, Gjimshiti në qendër dhe Ismajli në të djathtë. Në skemën 3-5-2, në krahë preferohen Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në majtë, lojtarë që i japin garanci edhe në pjesën defensive.

Formacioni

Formacion

Një alternative në vend të Lenjanit mund të ishte dhe Uzuni, por jo nga minuta e parë. Përpara mbrojtjes do të vendoset Gjasula ndërsa Bare dhe Memushaj do të kenë më shumë hapësira përpara për të mbështetur dyshen e sulmit.

Cikalleshi-Manaj janë të padiskutuar në sytë e Edy Reja, dy lojtarë që kanë qenë gjithmonë titullarë me italianin në stol, kështu pritet të jetë edhe në këtë sfidë të parë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *