Pas vrasjes së Caroline në Glyka Nera nga bashkëshorti i saj e cila tronditi të gjithë Greqinë, të afërmit dhe miqtë e çiftit kanë dhënë më shumë detaje gjatë një interviste në “MEGA”.
Një mik i familjes së Caroline është i tronditur: I gjithë ishulli e dinte dashurinë e tij për Caroline. Në fillim ne thamë se ai ishte i madh për të por pastaj pamë se sa shumë ishte i dashuruar dhe thamë që ajo është me fat që e kishte gjetur. Vetëm ata vetë e dinin se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Ne njihnim një çift shumë të lumtur dhe i “kishim zili”. Caroline ndaloi mësimet e kick box -it sepse ai ia kërkoi. Mendojmë që e manipulonte.
Një tjetër shoqe e nënës së pilotit 33-vjeçar tha se ajo nuk po kalonte një periudhë të mirë, e se rrallë dilnin nga shtëpia.
“Zakonisht prindërit e pilotit nuk dalin jashtë. Ata u plakën para kohe. Kam dëgjuar se vetëm nëna e tij ka vizituar pilotin në burg, babai i tij nuk u pranua, nuk e di pse,”-tha ajo.
Ndërsa avokati i Babis Anagnostopoulos, Alexandros Papaioannidis, vuri në dukje se vrasësi, i cili mbetet i burgosur në Korydallos, ka kontakte të shpeshta telefonike me prindërit e tij.
Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë.
/Marrë nga Tanea/ Përshtati në shqip: Priza.al/