Spanja do të japë 250 euro në muaj për të rinjtë që lënë shtëpitë e prindërve dhe jetojnë vetëm

Spanja po planifikon të stimulojë të rinjtë të largohen nga shtëpia e prindërve të tyre duke iu ofruar atyre 250 euro në muaj. Presidenti spanjoll Pedro Sanchez njoftoi propozimin të martën, si pjesë e buxhetit të qeverisë për vitin 2022. Ai foli në një ngjarje të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara, i njohur si UN-Habitat.

Sipas Cnbc, personat e moshës 18 deri në 35 vjeç, që fitojnë më pak se 23,725 euro në vit, do të kenë të drejtë për bonusin e qirasë, nëse propozimi i buxhetit miratohet nga parlamenti. Përveç kësaj, familjeve më të rrezikuara mund t’u ofrohen subvencione shtesë që mbulojnë deri në 40% të qirasë së tyre, sipas njoftimit të qeverisë.

Ne po flasim për një rimëkëmbje të drejtë ekonomike dhe kjo do të thotë lehtësim i qasjes në strehim, veçanërisht për ata që janë më të prekshëm nga pasiguria, siç janë të rinjtë tanë,” tha Sanchez.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *