Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri rrëfeu një prej momenteve më të vështira të jetës së tij. Ai tregoi dje në ‘Big Brother VIP’ se vite më parë, e kishte tradhtuar gruan e tij dhe kishte rrezikuar të humbiste familjen e tij.
“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.
Ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrëdhënien e tyre.
/Priza.al/