Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të gjimnazit ‘Andon Zako Çajupi’ ku katër persona janë lënduar me sende të forta.
Në sherr janë përfshirë shumë persona ndër to edhe gra, të cilat janë munduar të ‘shuajnë’ konfliktin. E gjithë ngjarja është filmuar nga një operator i ‘Faxnews’, i cili gjithashtu është sulmuar nga një person. Edhe pse operatori i ‘Fax News’ ka thënë se është në krye të detyrës, dhe punonjës i medias, në drejtim të mjetit të tij është gjuajtur me karrige, dhe më pas është tentuar dhe dhunimi i tij fizik.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar përshkallzimin e konfliktit. Ështe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy persona janë shoqëruar në komisariat.
/Priza.al/