Rënie gurësh në disa akse për shkak të motit të keq, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes

Përkeqësimi i motit dhe reshjet e dendura kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se grupet e punës kanë ndërhyrë duke bërë pastrimin e rrugës. Gjithashtu ARRSH apelon që qytetarët të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.

Njoftimi:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.

Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

8

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *