Gjendet trupi i pajetë i 78-vjeçarit në Kukës, ishte i zhdukur prej dy javësh

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e djeshme në bjeshkët e një fshati në Kukës. Policia bën me dije se trupi është i 78-vjeçatit me iniciale N.B i cili rezultonte i zhdukur prej dy javësh.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ai ishte raportuar i humbur dy javë më parë, pas kallëzimit që bënë në polici familjarët e tij.

NJOFTIMI:

Më datë 10.10.2021, në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B., 78 vjeç, banues në fshatin Shkinak. Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Më datë 27.09.2021 në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit N.B. Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *